Greqi, shqiptari pëson atak në zemër; mbante radhën për pensionin

08/07/2015 00:00

Një shqiptar 59-vjeçar mund të konsiderohet viktima e parë e krizës greke. Lajmin në të vërtetë e kanë publikuar mediat britanike, të cilave u referohet edhe gazeta “Shqip”.

Mësohet se shqiptari do të tërhiqte paratë e pensionit në bankomat, por si pasojë e pritjes në radhë ka pësuar infarkt në zemër.

Ngjarja ka ndodhur në Larisa dhe 59-vjeçari mbërriti i pajetë në spitalin e qytetit.

Top Channel