Belgjika strehon 250 të krishterë sirianë

08/07/2015 00:00

Qeveria belge ka njoftuar se do të strehojë rreth 250 refugjatë të krishterë nga Siria. Ata kanë qenë banues në Aleppo, qytetin e dytë më të madh sirian, i cili vazhdon të jetë fushëbetejë mes forcave qeveritare, rebelëve dhe militantëve xhihadistë.

Shtëpitë e këtyre njerëzve janë shkatërruar, ndërsa ishin në rrezik për jetën e tyre. Grupet e sigurisë civile kanë ndihmuar familjet që të udhëtojnë të sigurtë deri në Lebanon.

Para luftës që filloi tre vite më parë, Aleppo kishte rreth 160 mijë të krishterë, njëri nga qytetet me më së shumti njerëz të këtij besimi në Lindjen e Mesme.

Belgjika është njëra nga shtetet që është nën presion në mënyrë që të ndihmojë më shumë sirianët që u përkasin religjioneve pakicë. Pritet që refugjatët tani të vazhdojnë me procedurat, në mënyrë që të pajisen me lejen e azilantëve.

Top Channel