Pezullohen fluturimet e “United Airlines”

08/07/2015 00:00

Të gjitha fluturimet e kompanisë “United Airlines” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pezulluar mëngjesin e së mërkurës, ka njoftuar Administrata Federale e Aviacionit.

Shkak për këtë është bërë një problem teknik në sistemin kompjuterik të kompanisë.

“Jemi duke punuar që të zgjidhim sa më shpejtë këtë problem. U kërkojmë falje të gjithë klientëve për shqetësimin”, thuhet në deklaratë.

Sipas raporteve të mediave amerikane, 235 avionë kishin destinacion shtetet amerikane, ndërsa 138 të tjerë duhej të fluturonin në shtete të ndryshme në të gjithë botën.

Top Channel