Elbasan, rritet numri i të prekurve me diabet të tipit 2

08/07/2015 00:00

Në qytetin e Elbasanit, rreth 400 persona preken çdo vit nga diabeti i tipit 2.

Mjekët vërejnë se, kjo sëmundje po përhapet me ritme të shpejta, duke u bërë rrezik serioz. Sipas mjekut endrokrinolog, Shefqet Deliallisi, periudha e verës është tepër e vështirë për të sëmurët me diabet, pasi gjendja e tyre vjen duke u rënduar, edhe për shkak të temperaturave të larta.

Sa i përket diabetit të tipit 1, i cili prek më shumë fëmijët, Deliallisi shprehet se, në Elbasan shënohen rreth 3-4 raste në vit.

Diabeti i tipit 1, sipas mjekut, vjen nga mungesa e prodhimit të insulinës. Shenjat e para që mund të sinjalizojnë këtë sëmundje janë rënia e shpejtë në peshë dhe një etje tej normales.

Top Channel