Rama: Shqiptarët nuk kanë të drejtë azili. Merkel: Kërkojmë fuqi punëtore të kualifikuar

08/07/2015 00:00

Në lidhje me çështjen e azilantëve, kryeministri Edi Rama nënvizoi edhe një herë tjetër se “shqiptarët nuk kanë të drejtë azili në BE”, por nga ana tjetër tha se ky është një problem social që mund të lehtësohet me ndihmën e BE-së.

“Shqiptarët nuk kanë të drejtë azili në BE, por kjo çështje duhet parë jo vetëm si çështje sigurie, por si një problem social që lehtësohet përmes mbështetjes ekonomike të BE-së ndaj vendit tonë”, tha Rama.

Ndërsa kancelarja Merkel tha se “Shqipëria nuk është një vend prej të cilit azilkërkuesit do të njihen si azilantë”. “Por bën pjesë tek ato vende që mund të ofrojnë fuqi punëtore të kualifikuar”, shtoi ajo.

Top Channel