Bobi, qeni miqësor nga Brazili

08/07/2015 00:00

Bobi është qeni më i famshëm në Brazil. Këtë famë ai e fitoi falë dashurisë së madhe që ka ndaj kafshëve tjera, disa prej të cilave edhe bashkëjetojnë me të.

Qeni nga San Paolo e kalon ditën duke luajtur me 8 zogj të vegjël dhe me një brejtës. Ata madje e bëjnë edhe gjumin bashkë.

Bobi kujdeset në mënyrën më të mirë për miqtë e tij, duke i mbajtur afër dhe duke i lënë që të mbështeten te ai, madje edhe për të bërë një sy gjumë.

Ky qen miqësor tashmë ka një llogari në Facebook dhe Instagram. Në to ju do të mund të gjeni shumë foto që dëshmojnë këtë miqësi të pazakontë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel