Iker Casillas largohet nga Real Madrid

08/07/2015 00:00

Real Madrid dhe Porto kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Iker Casillas në Portugali. Sipas ‘Marca’, çdo gjë është mbyllur dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

Gazeta sportive spanjolle ka publikuar se kapiteni do i japë lamtumirën Realit ditën e premte, në orën 13:00.

Menaxheri i portierit të kombëtares spanjolle ka bërë të ditur se Iker Casillas është i lumtur që do të luajë me Porton, aty ku trajner është spanjolli Julen Lopetegui.

Iker Casillas ka kaluar 25 vite në klubin madrilen, 16 prej të cilave në skuadrën e parë të Realit, me të cilën ka luajtur më shumë se 500 ndeshje në kampionat.

Top Channel