Jean Paquet takim me ministrat Hyseni, Kuçi dhe Çollaku

08/07/2015 00:00

Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian në Bruksel, Jean Paquet dhe David Cullen, kryesues i njësisë së Kosovës dhe Maqedonisë në Bruksel në Njësinë për Zgjerim, u priten në takim nga ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku.

Në këtë takim u diskutua për proceset integruese, rendit dhe ligjit, si dhe për procesin e liberalizmit të vizave në Kosovë, thuhet në një deklaratë për media.
 
“Po ashtu u theksuan përparimet që janë bërë sa i përket përmbushjes së kritereve për procesin e liberalizmit të vizave. Në takim u tha se tashmë Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme dhe se qytetarët e Kosovës meritojnë të trajtohen si të gjithë qytetarët e tjerë europianë”, mbyllet deklarata e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Top Channel