Estetika; rimodelimi i mjekrës, ndër më të kërkuarit

08/07/2015 00:00

Rimodelimi i mjekrës është operacioni, që po kërkohet më shumë vitet e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo ndërhyrje kirurgjikale estetike ka rrëmbyer vëmendjen edhe të shumë personazheve publikë të fiksuar pas pamjes së jashtme.

Kim Kardashian
Kim Kardashian ka pësuar një tranformim të madh, nga koha kur se njihte askush, e deri sa fitoi vëmendjen e gjithë botës. Në këtë ndryshim fizik nuk mund të mungojnë as operacionet estetike.

Iggy Azalea
Këngëtarja mjaft e suksesshme, Iggy Azalea, thuhet se ka një raport mjaft të mirë më bisturinë. Përveç zmadhimit të gjoksit, ajo thuhet se ka ndërhyrë për rimodelimin e hundës dhe të mjekrës. Ajo s’ka pranuar asgjë zyrtarisht, por fotot tregojnë shumë.

Megan Fox
Sa herë flitet për personazhet VIP, që kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale estetike, përmendet emri i Megan Fox. Thashethemet thonë se, ajo ka kryer operacion të gjoksit, ka aplikuar botox, ka rimodeluar hundën, ka fryrë buzët, e së fundmi në listë është shtuar edhe mjekra.

Vicki Gunvalson
Vicki Gunvalson është një ndër personazhet, që ka realizuar jo pak ndërhyrje estetike. Fokusi kryesor është fytyra, ku shqetësimi kryesor ka qenë eliminimi i rrudhave. Ndër të tjera ka ndërhyrë edhe në pjesën e mjekrës, ku rezultati është i dukshëm.

Bristol Palin
Bristol Palin, vajza e Sarah Palin, u shfaq me një mjekër shumë të dukshme pas operacionit për rimodelimin e nofullave. Ajo kurrë nuk e ka konfirmuar një implant të mundshëm në këtë zonë, por ekspertët thonë se, procedura për të korrigjuar probleme në hundë dhe mjekër mund të kryhet njëkohësisht, siç mund t’i ketë bërë Bristol.

Por cilat janë mjekrat më të bukura?

Mjekra e Angelina Jolie është mjaft e kërkuar, megjithëse ka debate, nëse është natyrale apo jo. Gjithashtu në listën e mjekrave më të pëlqyera janë ato të Jennifer Lopez, Keira Knightly dhe Halle Berry.

Po pse është bërë kaq popullor ky operacion? Një mjekër e fortë është vlerësuar tradicionalisht si shenjë e fuqisë dhe suksesit.

Top Channel