Ariana Grande me të dashur të ri?!

08/07/2015 00:00

Ariana Grande nuk është më ish e dashura e Big Sean, pasi tashmë ajo ka gjetur të dashurin e ri: Ricky Alvarez.

Këngëtarja 22-vjeçare është fotografuar teksa është puthur me një nga balerinët e saj, ditën e shtunë.

Sipas burimeve të ‘TMZ’, gjithçka ka nisur si një lojë, duke përfunduar së puthuri në banakun e një dyqani ëmbëlsirash. Por, deri tani nuk ka pasur një konfirmim nga ana e zëdhënësit të këngëtares.

Ariana Grande dhe Big Sean janë ndarë në prill, pas 8 muajsh lidhjeje.

Top Channel