“Plazhi” në një ambient të mbyllur

08/07/2015 00:00

Një projekt artistik ka kthyer Muzeun Kombëtar në Uashington njëren nga vendet më të preferuar të turistëve. Kjo për shkak se dyshemeja e kësaj ndërtese është mbushur me rreth 1 milion topa të vegjël prej plastikës së riciklueshme.

Muzeu ka ftuar të gjithë që të bëhen pjesë e këtij projekti, duke ardhur dhe duke kërcyer sipër topave dhe të bëjnë qef siç mund të bëjnë njerëzit në raste të tilla.

Ky projekt i quajtur “Plazhi” ka edhe një “vijë bregdetare” prej 15 metrash në të cilat gjenden karrika plazhi, çadra dhe një bar.

Alex Mustonen, njëri nga zyrtarët e studios kreative “Snarkitecture”, e cila ka realizuar këtë projekt, ka thënë se qëllimi i “Plazhit” është që t’ju ofrojë njerëzve eksperiencën e ditëve të verës në plazh, por në një ambient të mbyllur.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel