Prezantohet Holli Protokollar në Kryeministri. Rama: Do të vihet në dispozicion të publikut

08/07/2015 00:00

Kryeministri Edi Rama prezantoi mbrëmjen e së mërkurës Hollin Protokollar, një hapësirë e re në Kryeministri që do të jetë në dispozicion të publikut.

“Kjo hapësirë e re vjen falë disa artistëve të cilët sot janë të kërkuar në të gjithë muzeumet më prestigjioze të botës. Me kontributin e tyre vullnetar, u bënë pjesë e projektit të kësaj qendre për hapjen dhe dialogun, që do të vihet në dispozicion të publikut, artistëve dhe atyre që do të protestojnë kundër qeverisë. Këtu brenda mund të flitet dhe të ballafaqohen pikëpamjet”, tha Rama.

Komisioni Europian është financuesi kryesor i këtij projekti.

Top Channel