Libi, vritet shefi i Inteligjencës së qeverisë së Tripolit

09/07/2015 00:00

Një autobombë shpërtheu para një xhamie në Ayeb të Libisë, duke vrarë shefin e Inteligjencës ushtarake të qeverisë së Tripolit, el Taher Baloush.

Nuk është bërë e ditur nëse ka pasur persona të tjerë të vdekur nga sulmi, ndërsa ISIS mori menjëherë përgjegjësitë e tij.

Që prej rrëzimit të Gadafit, pjesa më e madhe e Libisë kontrollohet nga grupe rivale ekstremiste.

Qeveria e njohur ndërkombëtarisht kontrollon pjesën lindore dhe kryeqytetin Tripoli, në jug veprojnë milicitë Tuareg dhe Toubou, ndërsa në veri-lindje ka një rritje të madhe të aktivitetit Ansar al-Sharia, ISIS dhe grupeve të tjera xhihadiste.

Top Channel