“Rusia, kërcënimi më i madh për sigurinë amerikane”

09/07/2015 00:00

Sekretarja e Forcave Ajrore amerikane, Deborah James e vlerësoi Rusinë si kërcënimin më të madh për sigurinë kombëtare amerikane.

Ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara duhet të rrisin praninë ushtarake në të gjithë Europën. “Unë e konsideroj Rusinë si kërcënimin më të madh”, tha James për “Reuters” pas takimeve me aleatët e SHBA-ve në Europë, duke përfshirë edhe Poloninë.

James tha se Uashingtoni po i përgjigjet veprimeve të fundit të Rusisë, duke nxitur praninë e saj në të gjithë Europën. “Tani nuk është koha për mungesë vendosmërie përballë veprimeve ruse”.

Sekretarja e Forcave Ajrore amerikane u shpreh e shqetësuar me faktin se vetëm 4 nga 28 vendet anëtare të NATO-s kanë shpenzuar 2% të prodhimit të brendshëm bruto në mbrojtje.

“Kjo nuk u vendos pa u diskutuar dhe pa miratimin e vendeve anëtare të NATO-s. Të gjithë ne duhet të jemi avokatë”, tha James, e cila shtoi se pavarësisht vështirësive me të cilat janë përballur shtetet europiane, angazhimet në NATO duhet të jenë prioritare.

Top Channel