Affleck, i rraskapitur pas ndarjes

09/07/2015 00:00

Ben Affleck është rikthyer në Los Anxhelos pas pushimeve të kaluara në Bahamas me ish-bashkëshorten e tij dhe 3 fëmijët.

Aktori 42-vjeçar dukej në një gjendje të rraskapitur teksa ka blerë një pije në një lokal në lagjen e tij në Brentvud.

Kjo është hera e parë që Affleck është fotografuar pa unazën e martesës, që pas bërjes publik të lajmit për divorcin.

Ndërkohë, Jennifer Garner është fotografuar javën e kaluar në Nju Jork, e cila pavarësisht divorcit, në gisht mbante akoma unazën e martesës.

Sipas burimeve të “Daily Mail”, aktori po e përjeton shumë keq këtë ndarje.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel