Tentoi të vrasë bashkëshorten, arrestohet një 48-vjeçar

09/07/2015 00:00

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 48-vjeçarin që tentoi të vrasë bashkëshorten një ditë më parë. Burime zyrtare bëjnë të ditur se është ndaluar Lutfi Beli.

Të mërkurën, pas një konflikti me bashkëshorten D. Beli, 35 vjeçe, ka tentuar ta vrasë këtë të fundit, duke e qëlluar disa herë me thikë në trup. 35-vjeçarja ndodhet në spitalin “Nënë Tereza”, në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Mbi Lutfi Belin rëndon akuza e vrasjes me paramendim e mbetur në tentativë, dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.

Top Channel