Nis seanca plenare në Kuvend. Pikat e rendit të ditës që pritet të diskutohen

09/07/2015 00:00

Kuvendi sapo ka filluar seancën plenare të kësaj të enjteje me diskutime jashtë rendit të ditës.

Ndërkohë, gjatë seancës pritet të shqyrtohen disa projektligje dhe marrëveshje që lidhen me projekte zhvillimore.

Rendi i ditës parashikon, ndër të tjera, shqyrtimin e disa ndryshimeve në ligjin “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”; ratifikimin e marrëveshjeve ndërmjet palës shqiptare dhe shoqërive “S2Albania” sh.p.k. dhe “Rapiscan System Inc” “Për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve” dhe “Për ndryshimin e marrëveshjes së koncesionit, për financimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të kontenierëve”; ratifikimin e marrëveshjes për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin e Bashkimit Europian për punësimin dhe inovacionin social (EASI)” etj.

Në këtë seancë merr pjesë edhe deputeti Tom Doshi, i cili aktualisht përballet me akuzën e Prokurorisë së Përgjithme për “kallëzim të rremë në bashkëpunim”.

Top Channel