Kuvendi i Kosovës ka hapur seancën plenare me një minutë heshtje, në nderim të viktimave në masakrën e Srebrenicës në Bosnje, ku forcat serbe vranë dhe masakruan mbi 8 mijë civilë boshnjakë.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se gjenocidi dhe krimi në Srebrenicë ka prekur ndërgjegjen e gjithë botës.
Veseli tha se forcat paramilitare serbe, të udhëhequra nga Sllobodan Millosheviç, që kryen krime në Srebrenicë, vazhduan dhe bënë krime e masakra edhe në Kosovë, ndërsa, siç tha Veseli, fajëtorët ende nuk janë dënuar.
Gjatë fjalimeve dhe përkujtimit të masakrës në Srebrenicë, në seancë ishin të pranishëm edhe deputetët e Listës Serbe, të cilët nuk u ndanë nga kolegët e tyre shqiptarë kur u mbajt një minutë heshtje për masakrën e Srebrenicës, të ndodhur 20 vite më parë.
Top Channel