Renditja e FIFA-s, Shqipëria shënon rekord. Në vendin e 36 të renditjes

09/07/2015 00:00

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka arritur renditjen më të mirë në histori në klasifikimin e përmuajshëm të FIFA-s.

Kuqezinjtë renditen në vendin e 36 në renditjen e publikuar të enjten nga organizmi drejtues i futbollit botëror, duke u përmirësuar me 15 vende nga renditja e muajit të kaluar. Shqipëria ka lënë pas kombëtare si Serbia, Greqia, Turqia dhe Sllovenia.

Renditja më e mirë e Shqipërisë ka qenë ajo e prillit të vitit 2013, kur arriti të kapte vendin e 37.

Me këtë renditje, Shqipëria blindon vendin e saj në vazon e tretë të shortit të eleminatoreve të Botërorit “Rusi 2018” që do të hidhet në 25 korrik, ku do të ketë mundësinë që të ketë në grup 3 skuadra me koeficient më të ulët, pra teorikisht më të dobëta.

Ndërkohë, Argjentina ka marrë kryesimin e kësaj renditjeje, duke çuar në vend të dytë Gjermaninë. Dhjetëshja e parë plotësohet nga Belgjika, Kolumbia, Holanda, Brazili, Portugalia, Rumania, Anglia dhe Uellsi.

Top Channel