“Ricarica 2013”, arrest me burg të akuzuarve. I hapet rrugë ekstradimit

09/07/2015 00:00

Gjykata e Durrësit ka lënë këtë të enjte në burg, me qëllim ekstradimin, 6 të arrestuarit e operacionit policor “Ricarica 2013”.

Në gjykatë janë shqyrtuar kërkesat e dërguara nga Prokuroria e Durrësit për vleftësimin ligjor të arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë.

Për të gjithë të dyshuarit, shtetasit Artur Tepshi, Edmond Tepshi, djali i tij Guido Tepshi, Luan Tepshi, Kastriot Dyrmishi dhe Laert Teneqexhi, është vendosur “arrest me burg”.

Të dyshuarit u arrestuan dy ditë më parë në Durrës, në kuadër të një operacioni të zhvilluar paralelisht në tre shtete, për goditjen e një grupi kriminal të trafikut të narkotikëve.

Operacioni “Ricarica 2013” u ekzekutua pas një serie urdhër-arrestesh të lëshuara nga Gjykata e Firences, në Itali.

Top Channel