Kakavijë, sekuestrohen 53 pako me kanabis; pranga shoferit të automjetit

09/07/2015 00:00

Policia Kufitare e Kakavijës ka sekuestruar rreth 46 kilogramë lëndë narkotike ditën e enjte dhe ka arrestuar në flagrancë zotëruesin e saj.

Policia njofton se gjatë kontrollit të automjetit tip Fiat me targë AA 360 LR, me drejtues mjeti shtetasin Ridvan Stankaj, 37 vjeç nga Shkodra, në pjesën e dyshemesë u konstatuan 53 pako të mbështjella me natriban, të dyshuara si kanabis sativa, me peshë totale rreth 46 kg.

Top Channel