Kujdes ku kërceni…në 6 vende ju ndalohet

09/07/2015 00:00

Atë që shumë shtete e marrin për të mirëqenë, disa të tjera e ndalojnë me ligj. Kërcimi perceptohet nga këto gjashtë shtete si diçka që nuk duhet të bëhet në publik.

Nuk ekziston vetëm qyteti fiktiv i Bomontit në Oklahoma, i cili ka një problem me kërcimin. Përpara lajmit se Japonia do të heqë kufizimin e saj më shumë se 50-vjeçar të kërcimit në publik vitin e ardhshëm, ja një analogji e shpejtë e shteteve ku kërcimi është një krim.

Japoni
Ndalimi i kërcimit në Japoni është regjistruar që në vitet 1940, kur klubet e natës që operonin në vend pas luftës, u kthyen në vatra prostitucioni. Që atëherë, ka kaluar në faza të caktuara. Në fund të shekullit të 20, policia shpesh mbyllte një sy përpara kërcimit pas mesnate (i paligjshëm sipas legjislacionit) dhe klubeve të natës pa licenca (po aq të paligjshme). Skandalet e drogës së personave të famshëm dhe dhuna e të rinjve ka rikthyer vëmendjen te këto klube ku janë bërë mësymje dhe ku është zbatuar sërish ligji.

Për fatin e mirë të japonezëve, eventi i ardhshëm i Lojërave Olimpike 2020 në Tokio e ka detyruar qeverinë të provojë se vendi do të jetë argëtues. Një peticion i nënshkruar nga mijëra njerëz çoi në vendimin historik që u mor muajin e shkuar për heqjen e ndalimit të kërcimit. Japonia është sërish argëtuese!

Kuvajti
Vendet arabe kanë një mentalitet shumë strikt për kërcimin në publik, ku ekzistojnë rregulla të detajuara për sjelljet në koncerte në veçanti. Harrojeni shkundjen e fortë të kokës, shumë pak lëvizje lejohen në një spektakël, përtej duartrokitjes dhe lëvizjes së ngadaltë.

Kritikët thonë se ligji është një shenjë e rripit që sa vjen e shtrëngohet prej islamizmit dhe që nuk reflekton të shkuarën e vendit. Një anëtar i mirënjohur i Parlamentit, Nabilal-Fadhl, aktualisht po lufton të legalizojë shitjen e alkoolit në vend. Sepse asgjë nuk i furnizon me energji lëvizjet ritmike në koncerte sesa alkooli.

Afganistani
Marrëdhënia e Afganistanit me kërcimin nuk ka qenë gjithnjë kaq e trazuar. Historianët besojnë se 2000 vjet përpara erës sonë, fiset pashtun kërcenin një lloj kërcimi që njihen si attan, një kushëri i afërt i kërcimit indian garba raas, me ritëm daullesh dhe fustanellave që rrotulloheshin.

Dervishët rrotullues të bërë të famshëm nga praktikuesit sufistë ia kanë borxh njohjen e tyre përtej rajonit poetit pers Rumiu, i cili ka shkuar shumë vargje për rrotullimet e dervishëve.

Në kohët e fundit, i vetmi lajm që ka të bëjë me kërcimin në vend është i tmerrshëm. Në vitin 2012, kryengritësit talebanë prenë kokat e 17 personave në një festë në Afganistanin jugor. Sipas burimeve, ata po dëgjonin muzikë dhe po kërcenin. Të tjerë djem të rinj kanë ngecur në grackën e zakonit të bachabazi-ve që i detyron ata të kërcejnë në festa private. Në një vend ku kërcimi do të ishte terapi, gjendja aktuale është thjesht tragjedi.

Irani
Pikëpamjet e Iranit për kërcimin u bënë të njohura vitin e shkuar kur u publikua “Desert Dancer” (Kërcimtari i Shkretëtirës), një dramatizim i jetës së kërcimtarit iranian, Afshin Ghaffarian dhe protagonistes Freida Pinto.

Historia në fjalë tregon për dramën që shoqëron një ligj, i cili nuk lejon kërcimin e grave në publik, kërcimin në çift dhe veshjet që tregojnë lëkurën. Këto kufizime bien ndesh me historinë e fundit të Iranit si një qendër kulturore, shtëpi e kompanisë më të njohur të baletit në Lindjen e Mesme.

Drejtimi ndryshoi në vitet 1970 me revolucionin iranian. Tani kërcimtarët eksperimentalë mund të jenë me fat nëse ia mbathin siç bëri Ghaffarian. Ai u largua prej vendit dhe bën ture në Europë, por në intervista ka thënë se shpreson që një ditë të lejohet të kërcejë në atdhe.

Gjermania
Nuk është e thënë që Europa të jetë vetëm argëtuese dhe plot lojëra. Në vitet e fundit, qytete të Gjermanisë kanë ndaluar kërcimin çdo fundjavë të Pashkëve. Një ligj shumë i debatuar në vend ndalon kërcimin për të respektuar domethënien fetare të pushimit dhe ndërsa shtetet e ushtrojnë ndalimin sipas mënyrës së tyre, 16 landet gjermane e zbatojnë pak a shumë atë.

Edhe Berlini, aty ku klubet e natës janë shumë të njohura, e zbaton atë ligj. Një grup i quajtur “Festa Pirate” po përpiqet ta përmbysë ligjin, duke protestuar çdo vit duke kërcyer.

Suedi
Në Suedi, kërcimi në publik është i ndaluar, pavarësisht stinës. Baret, klubet dhe restorantet kërkojnë një licencë që i lejon pronarët e lokaleve të ofrojnë shërbimin e kërcimit. Ky i fundit perceptohet nga zyrtarët si një aktivitet që sjell kaos. Edhe lëvizja e këmbëve sipas muzikës, konsiderohet e paligjshme. Ashtu si në Gjermani, ndalimi perceptohet më shumë si një relike, sesa si diçka që kërcënon kërcimtarët e ardhshëm. Edhe në Suedi, ekziston një grup që kërcen për të protestuar ndalimin.

Top Channel