Sofia Vergara: Dua të kem fëmijë me Joe Manganiello

09/07/2015 00:00

Sofia Vergara dhe Joe Manganiello akoma nuk janë martuar, por protagonistja e “Modern Family” po pret me padurim të ketë fëmijë me të fejuarin e saj.

Aktorja 42-vjeçare, e cila ka një djalë 22-vjeçar me bashkëshortin e parë Joe Gonzalez, është shprehur se nuk dëshiron të mbushë 50 vjeç vetëm me një fëmijë.

Për revistën australiane “Woman’s Day”, ajo ka thënë: “Joe është më i ri se unë. Eshtë 38 vjeç dhe nuk ka pasur fëmijë më parë. Unë i kam thënë që, nëse duam të bëhemi prindër, duhet ta bëjmë tani një fëmijë (të dytë), pasi nuk dua të jem 50 vjeçe me vetëm një fëmijë”.

Sofia ka shtuar gjithashtu se, Joe ka shumë dëshirë të bëhet baba. Çifti është fejuar në muajin dhjetor, pas 6 muajsh lidhjeje dhe mendohet që së shpejti të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Top Channel