Siri, mbi 4 milionë të zhvendosur për t’i shpëtuar konfliktit

09/07/2015 00:00

Katër milionë vetë, sipas OKB-së, janë larguar nga Siria për t’i shpëtuar konfliktit të përgjakshëm në vend, shifër kjo që llogaritet në një të gjashtën e të gjithë popullsisë.

Vetëm gjatë 10 muajve të fundit, numri i personave që kanë kaluar kufirin me Turqinë fqinje e ka çuar totalin e refugjatëve sirianë atje në 1 milion.

Ndërkohë, mbi 7 milionë janë të shpërngulurit brenda vendit që nga fillimi i rebelimit marsin e 2011-s.

Për shefin e UNHCR-së, Antonio Guterres, kjo është kriza më e rëndë humanitare e gjeneratës sonë.

Ndërsa bilanci i vdekjeve në Siri gjatë 4 viteve të fundit shkon në mbi 230 mijë.

Top Channel