SHBA, në dyshim konkursi “Miss USA”

09/07/2015 00:00

Konkursi “Miss USA” këtë vit është shënuar nga debatet. Shkak i polemikave në aktivitetin e përvitshëm janë komentet ofenduese për emigrantët meksikanë të bashkëpronarit të këtij eventi, biznesmenit, Donald Trump.

Trump, njëkohësisht kandidat republikan për President, i cilësoi më herët meksikanët si “kriminelë, trafikantë droge e përdhunues”.

Që prej atij momenti, shumë kompani i shkëputën lidhjet me të, përfshirë televizionet Univision dhe NBC, që zakonisht transmetojnë “Miss USA”.

Gjithsesi, qëndrimi i disa prej konkurrenteve është se spektakli duhet të mbahet.

Top Channel