Marco van Basten rikthehet në kombëtaren e Holandës

09/07/2015 00:00

Marco van Basten do të rikthehet në kombëtaren holandeze të futbollit si ndihmës i trajnerit Danny Blind. Ish-lojtari i Milanit do të plotësojë stafin teknik në të cilin bën pjesë edhe ish-sulmuesi Ruud van Nistelrooy. Lajmin e ka zyrtarizuar Federata Holandeze e Futbollit (KNVB).

“Jam shumë i lumtur që do të nis këtë aventurë të re dhe që do të bashkëpunoj me Danny Blind. Nuk ishte e lehtë për mua të largohesha nga AZ Alkmaar, por kombëtarja është një sfidë që nuk mund të refuzohet”, tha Van Basten, i cili ka qenë trajner i Holandës për 4 vite (2004-2008).

Trajneri Danny Blind tha: “Marco ka ide të qarta dhe eksperienca që ka si futbollist dhe trajner në nivele të larta, do të na ndihmojë shumë”.

Top Channel