Bisedimet, presion mbi fuqitë e mëdha dhe Iranin

09/07/2015 00:00

Trysnia po shtohet mbi fuqitë botërore dhe Iranin për vulosjen e një marrëveshjeje mbi programin e tij bërthamor dhe shmangien e zvarritjes së kësaj çështjeje në Kongresin amerikan.

Nëse brenda ditës së premte nuk gjendet kompromisi, atëherë Kongresi do ta dyfishojë kohën e rishikimit të akordit, çka do të vonojë edhe heqjen e sanksioneve të Amerikës ndaj këtij vendi.

Ritmi i heqjes së sanksioneve është një prej pikave kryesore të axhendës së bisedimeve në Vjenë.

Palët janë ende të bllokuara në negociata, pavarësisht se afati fillestar për mbylljen e bisedimeve që ishte caktuar më 30 qershor, tashmë është shtryë dy herë.

Top Channel