Turi i Francës, shishja plastike e flakur tutje plagos një fëmijë

09/07/2015 00:00

Lajmi është marrë vesh mëngjesin e së enjtes, përpara se të niste etapa e 6 e Turit të Francës në Abbeville, por në etapën e djeshme të përfunduar në Amiens, ka ndodhur një incident.

Një shishe plastike bosh, e hedhur nga një çiklist i skuadrës Astana, ka goditur një vajzë të vogël e cila po qëndronte pranë rrugës, duke e plagosur në mjekër. E vogla i është nënshtruar tri qepjeve për të mjekuar plagën.

E megjithatë, me të marrë vesh lajmin mbi incidentin, e gjithë skuadra Astana e çiklistit italian Vincenzo Nibali është solidarizuar me vajzën e plagosur.

“Kërkojmë falje ndaj vajzës për çfarë ka ndodhur, i qëndrojmë pranë në këtë moment”, kanë thënë përgjegjësit për komunikatat me shtypin, në ekipin nga Kazakistani.

Top Channel