Braçe denoncon në Parlament tre koncesione

09/07/2015 00:00

Deputeti socialist, Erion Braçe, njëkohësisht kryetar i Komisionit të Ekonomisë, veç skandalit të koncesionit të skanimit në dogana, denoncoi edhe dy koncesione të tjera, atë të pullave fiskale dhe atë të ngjyrosjes së karburanteve, të dhëna nga qeveria e mëparshme.

Referuar shitjes së gjysmës së aksioneve në koncesionin e skanimit, Braçe e cilësoi absurd faktin që gjysma e vlerës së një biznesi 360 milionë eurosh, të shitet për vetëm 500 lekë të rinj.

“Nuk i heq asnjë presje asaj që kam thënë 2 vite më parë për këtë koncesion, por edhe për atë të pullave fiskale dhe atë të ngjyrosjes së karburanteve. U tha këtu që koncesioni i pullave është më moderni. Por cili është më moderni, kur sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar i mungon sistemi ‘track and trace’, që do të thotë se këto pulla nuk gjurmohen?!”, tha Braçe.

Top Channel