Fotot zyrtare të familjes mbretërore, në pagëzimin e Charlotte
09/07/2015 00:00
Pallati Mbretëror i Britanisë së Madhe ka publikuar fotot zyrtare të pagëzimit të princeshës Charlotte. Kessington Palace ka publikuar katër foto zyrtare, ku bie në sy fotoja familjare e princit William, me bashkëshorten Kate dhe fëmijët, George dhe Charlotte.
Princeshë Charlotte është pagëzuar në një ceremoni private në Sandringham. Ceremonia private në Kishën e Shën Marisë Magdalenë kishte vetëm 21 të ftuar, duke mos përfshirë Princ Harin që gjendet në një udhëtim tremujor për bamirësi në Afrikë.
Top Channel