Grevë në metrotë e Londrës, metropoli britanik në kaos

09/07/2015 00:00

Grevat e metrove dhe trenëve kanë shkaktuar një kaos të vërtetë në Londër, me sistemin nëntokësor të transportit që është mbyllur tërësisht dhe shumica e shërbimeve hekurudhore të anuluara.

Metrotë ndaluan që pasditen e së mërkurës, pas një proteste të stafit për rrogën dhe kushtet e punës. Ata kanë lajmëruar se nuk do të rifillojnë punën deri mëngjesin e së premtes.

Braktisja e vendeve të punës nga funksionarët e stacionit “First Great Western” bëri që të ulej shpejtësia e shërbimeve mes Londrës, perëndimit të Anglisë dhe Uellsit.

Të paktën 200 autobusë shtesë janë vendosur në rrugët e kryeqytetit për të lehtësuar situatën, si dhe shërbimet lundruese janë shtuar.

Ndërkohë, shërbimet mbi tokë të Londrës, përfshirë këtu disa hekurudhore dhe tramet nuk janë prekur nga kjo grevë. Personave në gjendje të udhëtojnë në kohën e pikut iu është rekomanduar që të vijojnë programet e tyre.

Sipas BBC, problemet me transportin nëntokësor të metropolit britanik filluan në fakt që në shtator.

Top Channel