Sulmi piraterik ndaj Madonnas, autori dënohet me 14 muaj burg

09/07/2015 00:00

Një ish-pjesëmarrës në versionin izraelit të garës “American Idol” është dënuar me 14 muaj burg për shkak se ka hakuar kompjuterët e disa këngëtarëve, përfshirë edhe Madonnas, duke i nxjerrë online këngë nga albumi i saj i papërfunduar.

Sipas një marrëveshje, Adi Leferman kishte pranuar se kishte ndërhyrë në disa kompjuterë dhe kishte bërë shkelje të të drejtave të autorit, ku përpos dënimit, është gjobitur edhe me 4 mijë dollarë nga Gjykata e Tel Avivit.

39-vjeçari Lederman ishte arrestuar në janar të këtij viti, pas një hetimit që është asistuar edhe nga FBI. Policia pati deklaruar se dyshohet për shitjen e disa këngëve të vjedhura.

Në zbutjen e dënimit të izraelitit, kishte ndikuar edhe gjendja jo e mirë mendore e të akuzuarit. Në dhejtor, kur kishin rrjedhur disa këngë online të Madonnas, ajo pati deklaruar se “ishte lënduar dhe e shkatërruar nga kjo përvojë e keqe”.

Top Channel