Publikimi i videos, Ariana kërkon falje

09/07/2015 00:00

Ariana Grande ka kërkuar falje pas shfaqjes së nje videoje ku ajo dëgjohet të thotë se e urren Amerikën.

Uebsajti “TMZ” kishte publikuar një video këtë javë ku Grande dhe i dashuri i saj i ri, ishin në një dyqan ëmmbëlsirash në Kaliforni, ndërsa ajo thotë: “I urrej amerikanët, e urrej Amerikën”, në momentin kur kamarieri dërgon porosinë.

22-vjeçarja ka kërkuar falje dhe ka sqaruar situatën, duke postuar një shkrim në Twitter.

“Jam jashëtzakonisht krenare që jam amerikane”, shkruan ajo. “Ajo çfarë kam thënë në një moment privat, ishte komplet jashtë kontekstit dhe kërkoj falje”, ka shkruar ajo.

Top Channel