Britania e Madhe iu kërkon shtetasve të saj të largohen nga Tunizia

09/07/2015 00:00

Zyra e Jashtme britanike ka kërkuar nga të gjithë shtetasit britanikë të cilët gjenden në Tunizi, që të largohen nga ky vend, pasi ka “shumë mundësi” që të ndodhë një sulm terrorist.

Sekretari i Jashtëm, Philip Hammond është shprehur se nuk ka ndonjë kërcënim konrekt, por u kërkon shtetasve që janë atje të kthehen, ndërsa të tjerëve u ka sugjeruar që të mos udhëtojnë në Tunizi, vetëm në rast se e kanë të domosdoshme.

Mendohet se në Tunizi aktualisht janë rreth 3 mijë turistë britanikë dhe disa të tjerë që janë rezidentë.

Nga sulmi i fundit terrorist që ndodhi në këtë vend, ku mbetën të vrarë 38 veta në plazh, 30 prej tyre ishin nga Britania e Madhe.

Top Channel