Wimbledon, Williams-Muguruza në finalen e femrave

09/07/2015 00:00

Serena Willimas dhe Garbin Muguruza do të jenë në finalen e femrave të Wimbledonit.

Amerikania mposhti në gjysëmfinale 6-2, 6-4 Maria Sharapovën, duke regjistruar fitoren e 17 në përballjet direkte ndaj tenistes ruse.
 
Tashmë 33-vjeçarja amerikane do të kërkojë të ngrejë për herë të gjashtë trofeun e turneut britanik.

Nga ana tjetër, spanjollja Muguruza mundi 2-1 me sete polaken Radvanska dhe kaloi për herë të parë në karrierën e saj në finalen e një turneu slam.

Finalja e femrave do të luhet të shtunën dhe do të mund ta ndiqni edhe në paketën Supersport.

Top Channel