Publikohen fotot e reja të Kim Kardashian të realizuara në Francë për revistën “System”.  Për këto foto ajo është (zh)veshur nga bashkëshorti Kanye West, i cili kishte marrë rolin e stilistit.

Fotot janë realizuar nga fotografi i njohur Jurgen Teller, që zakonisht i zhvendos yjet nga dritat e studiove dhe i çon në natyrë, në vende të cilat ata nuk kanë realizuar foto më parë.

Kim shihet vetëm me të brendshme dhe reçipeta, ndërsa ka të veshur edhe një palë këpucë të zeza.

Sikurse në çdo foto tjetër, 34-vjeçarja nënë e një vajze dhe në pritje të një djali, tregon fromat e saj. Fotot janë realizuar në periudhën kur Kim ishte bjonde.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel