Durrës, mbytet në det 47-vjeçari nga Tirana

09/07/2015 00:00

Një 47-vjeçar nga Tirana është mbytur mbrëmjen e së enjtes në plazhin e Gjirit të Lalzit.

Emri i viktimës është Mehdi Selaj, nga kryeqyteti, ndërsa raportohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa ai ka qenë duke u larë në det.

Policia është gjendur menjëherë e pranishme dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj fatkeqësie.

Top Channel