Vritet një 32-vjeçar në Sarandë

10/07/2015 00:00

Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri, në mjetin e tij, pak pas mesnate në Sarandë.

Burime nga policia bënë të ditur se vrasja ka ndodhur në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës. Viktima është identifikuar si shtetasi Edmond Theodhori (Mehmeti), 32 vjeç, banues në qytetin e Sarandës.

Në Komisariatin e Policisë Sarandë deri më tani janë shoqëruar rreth 20 persona.

Policia tha se është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistët më të mirë të kundër krimeve të rënda në Drejtorisë së Policisë së Vlorës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës.

Policia vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe kontrollet në terren për kapjen e tyre.

Top Channel