Dhunë ndaj bashkëshortes në avion, piloti bën ulje të detyruar

10/07/2015 00:00

Pasagjerët e avionit të nisur nga Londra me destinacion Teksasin janë gjendur në një situatë aspak të zakontë.

Shtetasi britanik, Darren Halliwell, 48 vjeç, e ktheu bordin e avionit të nisur nga aeroporti “Heathrow” në një skenë dhune ndaj bashkëshortes së tij. Menjëherë reaguan pasagjerët e tjerë, të cilët arritën ta frenojnë atë.

I alarmuar nga ngjarja në bordin e avionit që ai drejtonte, piloti vendosi të devijojë fluturimin duke e ulur avionin në aeroportin ndërkombëtar të Logan-it, në Shtetet e Bashkuara, ku dy automjete të policisë e pritet atë në pistë. 48-vjeçari u arrestua menjëherë dhe u dërgua në paraburgim.

Sipas një deklarate të lëshuar nga policia, Darren Halliwell akuzohet për ndërhyrje në ekuipazhin e fluturimit, ndërsa mund të përballet edhe me akuza të tjera në lidhje me sulmin, arsyet e të cilit mbeten të paqarta.

Top Channel