Hakerat vjedhin albumin e ri të Kanye West

10/07/2015 00:00

Albumi i ri i Kanye West është vjedhur pasi një përdorues i njohur me emrin “dxnxixlrxsxnxbxrx” ka postuar një videoklip me këngët e West rreth 59 minuta në uebsajtin “Reddit”.

Megjithatë, regjistrimet e publikuara në atë faqe, të cilat janë fshirë pas disa sekondash, ishin me një cilësi shumë të keqe, ku shumë ndjekës komentuan duke thënë se nuk ja vlente të dëgjoheshin.

Reperi 38-vjeçar ka punuar me Sir Paul McCartney për këtë album, i cili vjen pas albumit “Yeezus”. Deri tani janë publikuar vetëm dy këngë të albumit të ri të titulluar  “So Help Me God”.

Top Channel