Bangladesh, vdesin 22 persona në një fabrikë që shpërndante veshje falas

10/07/2015 00:00

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën në Mymensingh, një qytet në veri të Bangladeshit, pasi u shkelën në një hyrje të një fabrike që jepte veshje falas.

Qindra persona u sulën në një hyrje të ngushtë dhe aty ndodhi tragjedia. Policia ka arrestuar 7 persona, përfshirë pronarin e fabrikës.

Gjatë muajit të Ramazanit, të pasurit në Bangladesh i falin rroba të varfërve. Policia tha për AFP-në se 1500 persona ishin grumbulluar jashtë fabrikës të enjten, pasi ishte dhënë njoftimi për shpërndarjen e veshjeve.

Njerëzit shkelën njëri-tjetrin kur po mundoheshin të hynin me forcë në fabrikë.

Policia ka bërë të ditur se pret që bilanci i viktimave të rritet më tej.

Top Channel