Destani, në Marok për xhirimet e filmit të ri

10/07/2015 00:00

Edhe pse temperaturat kanë arritur deri në 40 gradë, kjo nuk e ka ndaluar aspak aktorin shqiptar, Blerim Destani të xhirojë filmin e tij të ardhshëm.

Për më shumë se një javë, aktori ndodhet në Marok, për të xhiruar filmin e ri, për titullin e të cilit nuk janë dhënë detaje.

Përmes disa postimeve të bëra në llogarinë e tij të Instagramit, Blerimi tregon se po punon fort pavarësisht temperaturave të larta.

Top Channel