Paris Hilton i prezanton familjes të dashurin

10/07/2015 00:00

Marrëdhënia e Paris Hilton me të dashurin e ri, Thomas Gross, është bërë tepër serioze. 34-vjeçarja e ka prezantuar biznesmenin 39-vjeçar me prindërit e saj Richard dhe Kathy Hilton.

Një burim i “DailyMail” ka thënë: “Ata kanë ngrënë darkë me familjen në Los Angeles javën e kaluar. Mamaja e saj, Kathy, e pëlqeu shumë atë dhe është shprehur tek të gjithë se është e lumtur që më në fund vajza e saj ka njohur mashkullin e duhur”.

Dyshja është fotografuar për herë të parë së bashku në Ibiza në fillim të muajit qershor duke e puthur.

Top Channel