Arrestohet autori i dytë i grabitjes së bankës në Durrës

10/07/2015 00:00

Policia ka vënë në pranga autorin e dytë të grabitjes së një banke të nivelit të dytë ditën e djeshme në qytetin e Durrësit.

Sipas Gazetës “Shqip”, duke cituar burime të policisë, shtetasi me inicialet G.K, 43 vjeç është arrestuar nga policia e Durrësit në bashkëpunim me atë të Tiranës pas një pune intensive.

Ditën e djeshme, menjëherë pas grabitjes, në sajë të ndërhyrjes së menjëhershme nga ana e policisë u bë i mundur arrestimi i autorit të parë të kësaj grabitjeje, shtetasit Alban Duka, 31 vjeç me banim në Tiranë.

Dy grabitësit, nën kërcënimin e armëve, arritën të merrnin nga punonjësit e bankës shumat prej 8.765 dollarë, 7.015 euro, 1.741.320 lekë, bën të ditur gazeta “Shqip”.

Top Channel