Meta: Puna për reformën në drejtësi ka nisur, pritet angazhimi i opozitës

10/07/2015 00:00

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë një daljeje para mediave për të uruar kombëtaren e futbollit të Shqipërisë, foli edhe për reformën në drejtësi.

Meta theksoi se puna tashmë ka nisur dhe “ajo që pritet është marrja e përgjegjësisë nga ana e opozitës”.

“Duhet mirëkuptim dhe sens kompromisi, pasi e shohim se kur drejtësia funksionon, të gjithë ndihen më të lehtësuar. Kjo nuk duhet të ndodhë vetëm në sport. Shqipëria ka nevojë për një drejtësi europiane”, tha Meta.

Top Channel