Kuvendi i Kosovës miraton p/ligjin për rishikimin e buxhetit 2015

10/07/2015 00:00

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për rishikimin e buxhetit për vitin 2015, me 61 vota pro dhe17 abstenime.

Kryesuesi i seancës Xhavit Haliti tha se Komisionet funksionale duhet ta shqyrtojnë projektligjin e miratuar në parim dhe më 16 korrik ta sjellin në Kuvend për miratim final.

Kuvendi i Kosovës po ashtu ka miratuar edhe faljen e borxheve që qytetarët i kanë institucioneve publike deri më 2008. Ministri i financave avdullah Hoti sqaroi para deputetëtve se borxhet do tu falen të gjithë ytetarëve që i paguajnë borxhet e mbetura nga 2009 e deri tani.

Top Channel