Gjermania dhe Franca pranojnë vullnetarisht 21 mijë azilkërkues

10/07/2015 00:00

Gjermania dhe Franca pranuan vullnetarisht të marrin 21.000 azilkërkues në përpjekje për të zbutur krizën e emigrantëve në Mesdhe.

Por pavarësisht angazhimit të tyre, takimi ministror në Luksemburg nuk rezultoi i suksesshëm në përmbushjen e objektivit të sistemimit të 40.000 refugjatëve. Gjermania tha se do të pranojë 12.100 të ardhur e Franca 9.100, ndërsa shtetet e tjera nuk arriten marrëveshje.

Njerëzit që i largohen skamjes e luftrave në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme kërkojnë strehim në vendet europiane, e shumica e tyre zbarkojnë në brigjet e Italisë dhe Greqisë ose shpëtohen në det. Aktualisht, në të dy këto vende po qëndrojnë nëpër kampe 40.000 azilkërkues nga Siria dhe Eritrea, ndërsa 20.000 azilkërkues të tjerë janë jashtë BE-së.

Top Channel