Totozani në Elbasan: 400 familje janë përjashtuar pa të drejtë nga skema ekonomike

10/07/2015 00:00

Ndihma Ekonomike ka qenë një nga çështjet kryesore të diskutuara sot mes Avokatit të Popullit dhe Kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini.

Sipas Avokatit të Popullit, nga verifikimet e kryera, vetëm në rrethin e Elbasanit janë përjashtuar pa të drejtë nga kjo skemë rreth 400 familje.

Gjatë takimit në Bashkinë e Elbasanit, Avokati i Popullit u ndal edhe në një moment tjetër të rëndësishëm, atë të decentralizimit të pushtetit vendor. Ai tha se i duhen dhënë pushtetit vendor të gjitha fuqitë e tij pasi ai është pushteti më afër qytetarit.

Duke vlerësuar mbështetjen e Avokatit të Popullit kryetari i Bashkisë së Elbasanit kërkoi mbështetje edhe për probleme të tjera që shqetësojnë komunitetin, si strehimi apo papunësia. Më tej Avokati i Popullit pati edhe takime me qytetarët për të dëgjuar nga afër problemet e tyre.

Top Channel