Udhëtoi në Marok për të takuar të dashurin që e njohu në Facebook, zhduket 17-vjeçarja

10/07/2015 00:00

Autoritetet Federale janë duke ndihmuar policinë për të kërkuar një 17-vjeçare amerikane, e cila është zhdukur pasi ka udhëtuar në Marok për të takuar të dashurin që e ka gjetur përmes Facebook-ut.

Policia ka thënë se adoleshenten, e cila quhet Rebeça Arthur,  e ka përcjellë për në aeroport vetë nëna e saj, por vazja i kishte thënë se po udhëtonte në Kaliforni për të takuar një shoqe.

Por, Rebeça ka udhëtuar për në Kasablanka, Marok për të takuar dikë që quhet Sima el Adala, të cilin e ka njohur në Facebook, dhe sipas këtij sajti, janë edhe në një lidhje.

Policia beson se biletën e vajzës e ka paguar El Adala, për të cilin ka dyshime nëse ekziston në të vërtetë apo jo.

Top Channel