Zhbogar: Shtetet e BE-së drejt përfundimit të shqyrtimit të MSA-së

10/07/2015 00:00

Përfaqësuesi i Bashkimit Europian në Kosovë Samuel Zhbogar konfirmoi se shtetet anëtare të BE-së janë në përfundim të shqyrtimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit për nënshkrimin e saj me Kosovën.

Megjithatë ai nuk theksoi nëse kjo do të bëhet gjatë kësaj vere, siç është paralajmëruar. Zhbogar i bëri këto komente në tryezën e organizuar nga shoqëria civile për rolin e komisionit parlamentar për integrime europiane në procesin e integrimit.

“Shtetet anëtare janë duke e përfunduar këtyre ditëve diskutimin për MSA-në”, theksoi Zhbogar për të shtuar se kështu do të forcohet roli i komisionit për integrime europiane.

Zëvendësministri i Integrimeve Europiane Ramadan Ilazi konfirmoi se prioritete afartshkurëra për këtë ministri janë nënshkrimi i MSA-së dhe liberalizimi i vizave. “Me nënshkrimin e MSA-së Kosova do të ketë qasje në disa programe të rëndësishme të Bashkimit Europian”, tha zëvendësministri kosovar.

Top Channel